Pengu i Frederik Ndocit, rrëfehet kantautori: Po të kisha lindur dje…

24 Dhjetor 2023 | 20:11

Në emisionin “Profil” me gazetaren Greta Topjana, artisti i mirënjohur Frederik Ndoci, në një rrëfim për karrierën dhe jetën personale, ndër të tjera foli dhe për pengun e jetës.

Ai u shpreh se do të donte të kishte lindur dje për t’i gëzuar jetës mundësitë dhe liritë e munguara gjatë komunizmit.

I pyetur nëse ka një peng, Frederik Ndoci u përgjigj:

“Peng po, të kisha lindur dje. Do të isha njeri tjetër me një mundësi tjetër, me këto liri, dituri që kam dhe pjekurinë mendore por edhe me leximet që kam bërë.

Por kam frikë që po të kisha lindur dje do të isha më keq se rinia e sotme, jo të gjithë, sepse nuk lexojnë, nuk merren me veten e tyre, me atë çfarë ju ka falur Zoti, lirinë. Nuk e kuptojnë, duan të krijojnë liri aty ku nuk është liri.”- tha artisti Frederik Ndoci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026