Frederik Ndoci: Jam nominuar 15 herë për Grammy, por askush nuk e përmend
Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar Frederik Ndoci, ka qenë plot 15 herë i nominuar për çmimet Grammy. Si personazh i zgjedhur i kësaj jave në “Profil” në Euronews Albania, kantautori tha se pak herë ky fakt është përmendur.
Ai tha se ndonëse ka pasur disa arritje më shumë se këngëtarë të tjerë në Shqipëri, gjithnjë është trajtuar njësoj, sikur të mos kishte mertia të veçanta, ndërsa më tepër vlerësim ka marrë në vende të tjera si për shembull në Amerikë.
“Jam 15 herë i nominuar për Grammy Awards, askurrkush nuk e përmend. Me qenë 15 herë i nominuar aty a është event për shqiptarët? Sigurisht që është se unë jam shqiptar, shkodran. Ose njerëzit kanë qejf që Frederiku të rrijë barabartë me të tjerët që nuk kanë Grammy.
Pavarësisht se bën diçka pak më shumë se të tjerët. Po mos të përmendësh këtë që është një anti-plumb i jashtëzakonshëm. Mua s’ka kush më “vret” në Shqipëri, se është stil, interpretim, zhanër. Unë kam marr çmim në xhaz. Jam futur në “Star of Jazz of America” më kanë futur në listën e tyre”,-tha Frederik Ndoci.
LEXONI GJITHASHTU:
- Frederik Ndoci: Injoranca po bëhet monument, rinia e paedukuar
- Frederik Ndoci: Pse nuk duhen zhdukur filmat e komunizmit
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë