Tradita e endjes karakteristike në tezgjah druri tërheq turistët në Gjirokastër
Zhvillimi i turizmit po rikthen traditën e zejeve tradicionale dhe artizanatit në Gjirokastër, si dhe mjeshtëritë e harruara gjatë viteve.
Prej 40 vitesh, Desdemona Paskali ushtron zanatin e endjes tradicionale në tezgjahun prej druri.
Këtë zanat e ka nisur qysh në moshë të vogël dhe, me kalimin e viteve, është bërë një prej mjeshtreve të punimit në avlëmend.
“Përveçse është një punë e bukur dhe e vështirë, ama është edhe një art që, kur nxjerr këto gjëra të bukura nga dora, kënaqesh vetë, por edhe turistët që i shikojnë janë shumë të kënaqur. Të lumshin duart, më thonë të gjithë që vijnë”, thotë mjeshtrja Desdemona Paskali.
Në qendrën e artizanatit në Pazarin karakteristik, ajo punon qilima, sixhade dhe endje në tekstil tradicional me motive të larmishme. Këto lloj punimesh prezantojnë mes të tjerash vlerat e traditës sonë kombëtare, duke tërhequr edhe turistët e huaj.
“Preferencat janë të ndryshme te turistët. Ata preferojnë edhe modelet e vjetra, por edhe modelet moderne. Unë, përveç modeleve të vjetra që nxjerr, krijoj edhe modele të reja. Di edhe ngjyrat dhe kombinimet që bëj. Di që ata i pëlqejnë këto lloj kombinimesh, këto lloj ngjyrash, dhe unë përshtatem me kombinimet që kërkojnë ata”, thotë mjeshtrja Desdemona Paskali.
Tashmë, turistët nga vende të ndryshme preferojnë që si kujtim nga udhëtimi në Gjirokastër të marrin një suvenir të realizuar në mënyrë karakteristike në avlëmend druri.
“Këtu bëhen punime shumë të bukura karakteristike me dorë. Më tërhoqi një mbulesë tavoline dhe e mora për ta pasur kur të kthehem në Amerikë si kujtim nga vizita në Shqipëri dhe Gjirokastër. Mendoj se është një punë shumë e mirë”, thotë një i ri.
Mjeshtëritë e traditës cilësohen si një ndër pikat e forta për tërheqjen e turistëve dhe rritjen e vizitueshmërisë së qytetit të Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut