Prokuroria merr në pyetje Arbian Maznikun, çështja lidhet me ndërtimin e një rruge

28 Prill 2025 | 12:52

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës ka çuar në marrjen në pyetje të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Hetimi, i drejtuar nga prokurori Platin Alicka, ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Belind Këlliçi në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e një rruge në territorin e Bashkisë së Tiranës.

Mazniku, i cili aktualisht mban edhe postin e drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit për Partinë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për kohën kur ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Bëhet fjalë për procedurat e tenderimit lidhur me rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut në kryeqytet. Hetimi mësohet se është regjistruar nga Prokuroria e Tiranës pa emra konkretë, por mbi dyshimet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Përmes burimeve të siguruara, mësohet se Mazniku ka dhënë shpjegime disa javë më parë në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa është pyetur gjithashtu edhe kallëzuesi, Belind Këlliçi.

Arbjan Mazniku ka qenë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor që nga shtatori i vitit 2023. Ai ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga viti 2015 deri në vitin 2023, dhe më parë ka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit nga viti 2013 deri në vitin 2015.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:32 | 21/06/2026

Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar

Një prej nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta në prag të nisjes së tubimit, duke ngritur shqetësime për praninë e...
20:03 | 21/06/2026

Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 9 personave, të cilët sipas autoriteteve kanë vijuar qëndrimin në bulevardin “Dëshmorët e...
16:58 | 21/06/2026