Vodafone Business, partner kryesor i Panairit “Ditët e Bujqësisë”
Në datat 22– 25 prill, u zhvillua në Lushnje për të katërtin vit radhazi, Panairi “Ditët e Bujqësisë”, ku edhe këtë herë Vodafone Albania, nëpërmjet Vodafone Business, ka qenë partner kryesor.
Ky panair, i cili bën bashkë institucionet e qeverisë, kompani të mëdha vendase e të huaja dhe aktorët kryesorë të sektorit të bujqësisë u fokusua edhe këtë vit kryesisht tek eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare, bujqësia e qëndrueshme, rritja e standardeve të agrobizneseve e sektorëve të tjerë të përfshirë, si dhe tek aplikimi i teknologjisë dhe digjitalizimit në sektorin e bujqësisë.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Belinda Balluku, Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefaj dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha në vend. E pranishme në këtë event të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare ishte edhe Jonida Lakuriqi, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme, e cila theksoi se: “Digjitalizimi i bujqësisë nuk është më një luks për vendet e zhvilluara, por një domosdoshmëri për të garantuar një sektor bujqësor efikas e të qëndrueshëm edhe në Shqipëri. Përmes teknologjive inovative si IoT, Vodafone Business mbështet transformimin e këtij sektori jetik.”
Prej më shumë se një dekade, Vodafone Group Business është lider global në zgjidhjet IoT, i vlerësuar dhe certifikuar nga Gartner Magic Quadrant™, duke u shërbyer mbi 2,000 agrobizneseve dhe sipërmarrjeve të mëdha në 12 vende të botës, nga Europa deri në Afrikë.
Në Shqipëri, Vodafone Business ofron një gamë të gjerë shërbimesh inovative si Vodafone SmartAgro, IoT Connectivity dhe Smart Fleet, që mundësojnë monitorimin në kohë reale të kushteve atmosferike, automatizimin e proceseve bujqësore, analizimin e të dhënave, rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e kostove operacionale.
Vodafone Albania është partneri kryesor dhe më i besueshëm në avancimin e axhendës së dixhitalizimit në Shqipëri. Nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis palëve, ndërtojmë së bashku një sistem bujqësor më efikas, të qëndrueshëm e të orientuar drejt së ardhmes. Sepse së bashku mundemi ta bëjmë bujqësinë shqiptare të fortë dhe konkurruese!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)


