Vodafone sjell “5G HoloShow” në TEG, një dimension i ri argëtimi

20 Dhjetor 2024 | 17:05

Eksperienca e vërtetë 5G e Vodafone Albania sapo ka filluar, duke e befasuar publikun shqiptar me shfaqje deri dje të paimagjinueshme dhe me protagonistë personazhe të dashur, që nga këngëtarët Elgit Doda e futbollisti i Kombëtares Mirlind Daku, deri te babagjyshi i Vitit të Ri dhe Grinçi për më të vegjlit.

“Vodafone 5G holoshow” është spektakli i Vodafone në ambientet e qendrës tregtare TEG, i cili ka nisur në 14 dhjetor dhe do të zgjasë deri në 26 dhjetor, duke sjellë në ditët në vijim të tjerë personazhe të dashur si Marsela Çibukaj, Dj Zava apo elfët. Një projekt novator që tregon potencialin transformues të Rrjetit Vodafone 5G, duke ofruar një përvojë argëtuese gjithëpërfshirëse dhe interaktive.

Platforma HoloShow shfrytëzon fuqinë e rrjetit 5G, pra shpejtësinë e lartë në download dhe vonesën (latency) e ulët, për të krijuar imazhe realiste 3D. Kamera profesionale me rezolucion 4K kap imazhet e një personi apo objekti dhe i transmeton në kohë reale nëpërmjet infrastrukturës së rrjetit 5G. Ky imazh përpunohet përmes software të avancuar në një vend që mund të jetë shumë larg atij ku janë përftuar imazhet fillestare. Imazhi holografik tri-dimensional mund të shfaqet në një mjedis virtual ose të mbivendoset në një mjedis të botës reale.

Para pak ditësh, vizitorët e shumtë në qendrën tregtare TEG kanë pasur mundësi të shijonin performancat e këngëtarit Elgit Dode, babagjyshit apo Grinçit, të cilët ndonëse nuk ndodheshin fizikisht aty, mundën të ndërvepronin me shikuesit falë teknologjisë së holoshow-t, që siguron imazhe reale e të drejtpërdrejta.

“Jemi shumë entuziastë që sjellim këtë projekt inovativ në TEG, një dëshmi kjo e aftësive të jashtëzakonshme të rrjetit tonë 5G”, tha zoti Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania. “Vodafone 5G HoloShow është shembulli perfekt se si po i hapim rrugë dhe po udhëheqim në zhvillimin teknologjik dhe përmirësimin e përvojës së klientit.”

Falë teknologjisë 5G që është përhapur tashmë në shumë qytete anembanë globit, Vodafone Albania mbetet në krye të inovacionit, duke e sjellë përvojën e vërtetë 5G edhe në Shqipëri. Magjia vazhdon edhe për pak ditë, ndaj mos e humbisni! Ejani dhe përjetoni të ardhmen e argëtimit me Vodafone në TEG HoloShow.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026