Gonxhja: 13 mijë vota mund të mos mjaftojnë për të marrë mandatin, ja sa synoj
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja dhe kandidat i PS në listë të hapur në qarkun Tiranë tha në emisionin Now në Euronws Albania se mungesa e një pragu dhe një formule fikse në zgjedhjet e 11 majit e bën më të vështirë marrjen e një mandati në Tiranë.
Ai u shpreh se që të marrësh një mandat në kushte të tilla duhet të luftosh për mbi 15 mijë deri në 20 mijë vota.
Në një skenar pozitiv dhe një lufte të bërë mirë sipas Gonxhes, PS merr mbi 20 mandatë në kryeqytet.
“Do thosha që ishte rezultat shumë i kënaqshëm nëse marrim 20 mandate dhe mbi në Tiranë. Mungesa e një pragu dhe një formule fikse është një problem në këto zgjedhje. Ka formula që thonë duhen 13 mijë vota (për një mandat) ka të tjerë që thonë 14 mijë e 500. Këto zgjedhje nuk kanë një prag zyrtarisht, duke marrë parasysh riskun, punën e përditshme, njerëzit janë duke u trokitur çdo ditë nga çdo lloj mundësie, është një dinamikë që mund të jetë e lëvizshme deri ditën e fundit. Ka njerëz që e kanë ndarë mendjen, ka që do të shqetësohen deri në ditën e fundit. Duhet të luftosh për më shumë se 15 mijë, duhet të luftosh për të paktën 20 mijë vota për të shpëtuar nga një prag që është i panjohur”, tha Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset