“Burra çyrykë”, Blendi Gonxhja: Unë nuk e përdor si shprehje…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tregoi pritshmëritë e tij për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ndër të tjerat i pyetur se si i drejtohet qytetarëve për ti kërkuar votën dhe nëse i quan edhe ai votuesi “çyrykë” siç u shpreh kryeministri Rama për ata që zgjedhin të mos votojnë Partinë Socialiste, Gonxhja u përgjigj se artikulimi i tij është ndryshe nga ai i Kryeministrit.
“Ajo është një batutë e cila nuk lidhet me faktin personal apo gjinor. Ajo është thënë në suazën e “kush nuk na voton ne nuk është mirë”. Është më shumë batutë. Unë nuk e kam përdorur.
Është ndryshe mendoj unë artikulimi i një kryeministri i cili flet në makro, në nivel qarqesh, në nivel endi. Ai ka një tjetër diskutim, ka një tjetër ballafaqim, ka një tjetër përballje me opozitën, me shtypin me mediat”,-tha Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk