Celibashi jep shifrat, sa emigrantë nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit

29 Prill 2025 | 12:25

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është pyetur këtë të martë në një konferencë për shtyp lidhur me ecurinë e procesit të votimit nga diaspora dhe problematikat e hasura gjatë shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët.

Celibashi tha se procesi po ecën relativisht mirë dhe se çdo problematikë po adresohet tek aktorët përkatës. Ai bëri të ditur se deri tani kanë mbërritur mbi 70 mijë fleta votimi nga 245,935 të tilla që janë dërguar.

““Jemi duke bërë atë që duhet të bëjmë. Për ne, me rëndësi mbetet që fleta e votimit dhe zarfet që kemi dërguar të mbërrijnë 100% te votuesit, ndërsa kthimi i tyre mbetet në vullnetin e secilit. Numri i kthimeve mendoj se është relativisht i lartë – kemi mbi 70 mijë votues nga 245,935 që e kanë kthyer fletën e votimit. Jemi në ndjekje të procesit dhe përmbushjes së detyrimeve nga posta DHL.” tha Celibashi.

Ai sqaroi gjithashtu se mbeten ende rreth 30 mijë zarfe që nuk kanë mbërritur tek votuesit nga diaspora, ndërsa theksoi se ka edhe dy javë kohë në dispozicion për t’u bërë shpërndarja e tyre.

“Mbeten edhe 30 mijë zgjedhës të cilët nuk e kanë marrë ende zarfin. Kemi edhe dy javë në dispozicion për të shpërndarë këto fletë votimi që nuk janë dorëzuar deri tani. Bilanci i plotë do të bëhet pasi të përfundojë i gjithë procesi. Deri tani, procesi po shkon relativisht mirë, pa probleme të mëdha, me raste sporadike që mund të kenë vonesa, por sistemi është funksional. Problematikat po adresohen nga të gjithë aktorët përkatës.” përfundoi Celibashi.

Në lidhje me kontratën me kompaninë postare

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do t’i bëjmë publike pas përfundimit të këtij procesi, dhe kjo është diçka normale. Nuk mund ta komentoj marrëveshjen kontraktuale, pasi nuk ka ndonjë detyrim ligjor për ta bërë publike në këtë fazë. Pagesa do të bëhet vetëm pasi të përfundojë shërbimi. Ashtu si në rastet e tjera, edhe në këtë rast kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do të pritet përfundimi i procesit për të parë si ka shkuar.”, tha Celib ashi.

Për rastet e raportuara të publikimit apo deklarimit të votës nga emigrantë në rrjetet sociale

“Nuk mund të jap mendim për këtë, pasi i përket SPAK-ut dhe Prokurorisë, përmes Task-Forcës për krimin elektoral. Çdo rast që haset, referohet në mënyrë të rregullt,” u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026