“Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja në ngarkim të avokatit Radovan Çela
GJKKO kaloi për gjykim dosjen ndaj avokatit Radovan Çela lidhur me procedimin penal për të ashtuquajturën çështjen “Toyota Yaris”. Mbrojtja bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar duke pranuar gjykimin me aktet e sjella deri më tani nga SPAK, teksa një vendim mbi këtë kërkesë pritet të merret më 12 maj. Avokati Radovan Çela akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas akuzës, Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.
Më herët Gjykata kishte vendosur pezullimin e çështjes për të pandehurit Astrit Vladi, Erjona Daupaj dhe Radovan Çela, për një periudhë kohore 1 vit, për shkak se ndodheshin në arrati, por me vetëdorëzimin e avokatit në polici procesi u çel ndaj tij. Disa ditë më parë, SPAK dha pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka për të njëjtën dosje por që u gjykua veç. Organi hetues kërkoi përfundimisht dënimin me 4.6 vite burg ndaj tij, por nëse miratohet nga GJKKO pretenca e SPAK, do t’i zbresë 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje, mes të cilave edhe “Toyota Yauris”. Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, një çështje e cila ka përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare.
Sipas SPAK, avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i hequr sekuestrot e pasurive në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Në total janë 8 episode ku është evidentuar ndërhyrja në bashkëpunim me njëri-tjetrin e anëtarëve të grupit kriminal duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore. Ndërkohë, lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë, ku po hetohen persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta