Vizitoi Gjadrin, deputetja italiane zbulon ku ndodhen 16 emigrantët e larguar

29 Prill 2025 | 14:39

Deputetja e Partisë Demokratike në Itali, Rachele Scarpa, e cila vizitoi ambientet e kampit italian në Gjadër, ka folur për Euronews Albania dhe ka dhënë detaje mbi situatën e emigrantëve të strehuar aty.

Ajo shpjegoi se, pas shqyrtimit të regjistrave dhe të dhënave, janë zbuluar se 16 prej tyre sipas saj janë rikthyer në Itali, pasi janë konsideruar të papërshtatshëm për një jetë burgimi si ajo në qendrat e Shqipërisë.

“Qeveria italiane ka dërguar shumë njerëz në Qendrën e Gjadrit që nuk duhej të ishin atje. 16 persona, të cilët tashmë mungojnë në apel, janë kthyer në Itali pasi janë konsideruar të papërshtatshëm për një jetë si ajo që ofrohet në këto qendra të Shqipërisë. Gjatë vizitës sonë të fundit, konsultuam regjistrin e ngjarjeve fatkeqe, ku janë regjistruar 35 raste, shumë prej të cilave ishin tentativa për vetëplagosje apo vetëvrasje dhe kërkuan ndërhyrje mjekësore. Kjo tregon se këta persona janë kthyer në Itali, pasi aty në kamp jeta e tyre ishte në rrezik. Ky është një denoncim që bëjmë si parti për atë që është bërë me kaq shpejtësi nga qeveria italiane, pa mundur të sigurohej një prani konstante në Qendrën e Gjadrit. Pas disa ditësh, kemi vetëm gjysmën e personave të pranishëm”, tha Scarpa.

Scarpa theksoi se situatat e emigrantëve të kthyer janë të ndryshme dhe variojnë nga personi në person. Ajo sqaroi se një prej këtyre 16 personave nuk është futur fare në Gjadër dhe është dërguar direkt në Itali, ndërsa të tjerë janë kthyer pas disa ditësh. Po ashtu, ka edhe individë që janë kthyer pasi kanë bërë kërkesë për azil, të cilat duhet të shqyrtohen në Itali.

“Situatat janë të ndryshme, dhe variojnë nga personi në person. Disa prej këtyre 16 personave nuk janë futur fare në Gjadër dhe janë sjellë në Itali përpara se të shkonin në kamp, ndërsa të tjerë janë kthyer në ditët e mëvonshme. Ka edhe ata që janë kthyer sepse kanë bërë kërkesë për azil, e cila duhet të shqyrtohet në Itali. Situatat janë të ndërthurura mes tyre, por secila tregon se ky operacion ishte i padobishëm, përveçse shumë i shtrenjtë dhe mizor kundrejt atyre që e pesuan,” thotë ajo.

“Shqipëria duhet të ndalë këtë operacion”, apelon Scarpa

E pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi se çfarë pret të bëjë Shqipëria, Scarpa theksoi se qeveria shqiptare duhet të tregojë objektivitet. Ajo shtoi se ky operacion nuk mund të cilësohet si një sukses dhe se nuk mund të bëhen eksperimente mbi shpinën e personave.

“Nuk mund të shkelen ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do të jetë më afër Bashkimit Evropian, duhet ta ndalë në mënyrë absolute këtë operacion të qeverisë Meloni, sepse nuk do të çojë askund, përkundrazi do të shkruajë një kapitull të errët për vendet tona dhe mënyrën si trajtuam këta njerëz, duke shpenzuar miliona euro nga taksat e qytetarëve italianë për të bërë vuajtur shumë njerëz që kthehen nga Shqipëria në Itali, pa asnjë kuptim,” tha deputetja italiane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026