Deputetja italiane ngre alarmin për Gjadrin: Ka pasur 35 tentativa vetëvrasje
Deputetja e Partisë Demokratike në Itali, Rachele Scarpa, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me gjendjen e emigrantëve të vendosur në kampin e Gjadrit.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Scarpa deklaroi se vetëm në një periudhë të shkurtër janë regjistruar 35 tentativa për vetëvrasje dhe vetëplagosje, duke e konsideruar kampin si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e personave që ndodhen aty.
Sipas saj, një pjesë e madhe e emigrantëve të dërguar në Gjadër nuk duhet të ishin në atë qendër, pasi nuk kanë qenë të përshtatshëm për një formë të tillë akomodimi, të krahasueshme me burgimin. “16 persona janë kthyer tashmë në Itali, pasi u konsideruan në rrezik për jetën dhe të papërshtatshëm për të qëndruar në qendrën e Gjadrit,” tha ajo.
Scarpa theksoi se gjatë vizitës së saj të fundit në kamp, në regjistrin e ngjarjeve të rënda janë dokumentuar episode që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, duke dëshmuar për një klimë shqetësuese brenda kampit.
Një tjetër problem i theksuar nga deputetja ishte mënyra e projektimit të qendrës, e cila, sipas saj, nuk është bërë me standarde sigurie. Ajo u shpreh se dispozitivët kundër zjarrit janë vendosur në vende të arritshme nga personat e strehuar, të cilët i kanë përdorur për të tentuar vetëvarje. Ky fakt, sipas Scarpa, dëshmon për neglizhencë dhe nxitim të qeverisë Meloni në vënien në punë të kampit pa përfunduar kolaudimin dhe sigurinë e nevojshme.
“Për ne, si Parti Demokratike, është e qartë se këto qendra nuk funksionojnë. Ato nuk prodhojnë zgjidhje, por vetëm vuajtje dhe dhimbje, prandaj duhen mbyllur sa më parë,” përfundoi deputetja italiane.
Apeli i saj i drejtohet jo vetëm autoriteteve italiane, por edhe atyre shqiptare, për të rishikuar seriozisht këtë projekt të debatueshëm dhe për të garantuar respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të emigrantëve.
LEXONI GJITHASHTU:
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet