“Ma jep dorën, pranoje botën time“, shfaqja e fëmijëve me aftësi ndryshe në TK

29 Prill 2025 | 18:06

“Më jep dorën, pranoje botën time” është shfaqja më e re që ngjitet në skenën e Teatrit të Kukullave.

Shfaqja ka për protagonist fëmijët me aftësi të kufizuar, që do të shpalosin talentet e tyre në këngë kërcim instrument dhe aktrim.

Për herë të parë ata do të sjellin në skenë përrallën “Hansel & Gretel”, me kukulla të riciklueshme përgatitur mjeshtërisht nga Shegushe Bebeti, ideatorja dhe producentja e këtij projekti.

“Është një projekt  që zhvillohet me fëmijët me aftësi të kufizuar ku vetë fëmijët do të jenë interpretues të këtij projekti. Është një projekt gjithëpërfshirës sepse do të ketë instrumentist, kërcimtar, aktorë dhe interpretues”, tha Shegushe Bebeti.

“Një shoqëri e emancipuar, pikërisht këtu e tregon emancipimin e vet, se sa vëmendje sa përkujdesje ndaj njerëzve që vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Marrëdhënia me ta mua më prek sepse janë kaq engjëj dhe aq të mirë. Mjafton t’i trajtosh me dashuri”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.

Në këtë shfaqje nuk do të mungojnë as surprizat.

“Në fund fare një surprizë shumë e bukur për mamatë, të cilat do ti ftojë të gjitha në skenë sepse janë ato heroinat që me dashurinë dhe mbështetje luftojnë kaq shumë që t’i çojnë përpara fëmijët e tyre”, tha Bebeti.

Projekti vjen me një kauzë të rëndësishme: “Diversiteti duhet njohur, duhet pranuar dhe duhet mbështetur”.

E veçanta e këtij aktiviteti është se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për talentet që interpretuan në këtë shfaqje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026