Magjia e festave në Tiranë; balet, shfaqje teatrale e ekspozita

25 Dhjetor 2024 | 18:12

Magjia e festave në Tiranë që ka nisur që më 2 dhjetor me ndezjen e dritave të pemëve në shesh, do të zgjasë deri në fund të muajit. Qytetarët do të kenë mundësi që të shijojnë eventet e ndryshme që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.

“Arrëthyesi”, baleti emblematik i Krishtlindjes, me muzikën e pa përsëritshme të Tchaikovsky-t që sjell festën, magjinë, atmosferën e ngrohtë në dhjetorin e ftohtë, si dhe përrallën me fund të lumtur, vjen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me një produksion të ri.

Një nga mbrëmjet kushtuar këtij baleti është më 26 dhjetor në orën 19:00.

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor” është shfaqja teatrore që do të vijë për publikun mbrëmjen e 26 dhjetorit në orën 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental në Tiranë. Me autor Valentin Krosnogorov shfaqja vjen me regjinë e Milto Kutalit.

“Nuk do të gënjejmë më kurrë” është komedia sentimentale që do të shfaqet të ArTurbina me 26 dhe 27 dhjetor. Shfaqja me regji të Artan Imami dhe interpretimin e këtij të fundit me Ema Andrean, sjellë jetën e një çifti që edhe pas 25 vitesh jetojnë në harmoni.

Ekspozita “Një rrugëtim te arti hyjnor” vijon të mbahet te Galeria e Artit- Tiranë (GAT) te rruga e Kavajës.

Mes simbolikash dhe shenjtorësh, mes engjëjsh dhe kerubinësh, mes hyjnores dhe tokësores, ekspozita është një rrugëtim përmes botës ikonografike dhe historisë së artit shqiptar!

“Christmas Market” vijon të mbahet te “Pazari i Ri” në Tiranë, duke sjellë atmosferën dhe magjinë e Krishtlindjeve.

“Bashkë” shfaqja festive bën bashkë, aktorë kukulla e fëmijë në skenë. Shfaqja do të shfaqet me 28 dhe 29 dhjetor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026