FOTO/ Vrasja e Renato Hoxhajt: Çfarë dyshimesh ngre policia nga kamerat e sigurisë
Lidhur me ngjarjen ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill në Vlorë, Policia ka ngritur të tjera dyshime nga një foto e marrë nga kamerat e sigurisë të sekuestruara nga grupi hetimor. Nga pamjet dyshohet se personi në fjalë mund të jetë dhe autori i vrasjes së 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj.
Në foto shfaqet një person i veshur me të zeza, kapele dhe shall, një pamje që ka përputhshmëri me përshkrimin e autorit të vrasjes, sipas burimeve të siguruara nga policia. Një tjetër detaj lidhur të dyshuarin, është fakti se vendi ku është bërë fotoja përkon me vendngjarjen, ku u gjet i pajetë 58-vjeçari.
Policia po vijon hetimet dhe priten konfirmime të mëtejshme për ngjarjen.
58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua me 4 plumba më 27 prill, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij teksa kthehej në shtëpi. Ai kishte punuar si roje në një objekt ndërtimi, punë të cilën e kishte lënë para një viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar