Topalli i bën thirrje KQZ-së: Të mos shkelet e drejta e votuesve jashtë vendit

30 Prill 2025 | 12:33

Kryetarja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një konferencë për mediat së bashku me përfaqësuesin e PD-së në KQZ, Franc Nuri.

Topalli i bëri thirrje KQZ-së që t’i kërkojë DHL-së të respektojë kushtet ligjore të kontratës në mënyrë që të mos shkelet e drejta e votuesve jashtë vendit për të ushtruar votën e tyre.

“I bëj thirrje KQZ-së që ti kërkojnë DHL-së që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe logjistike. Thyerja e afateve dhe e standarteve të vendosura në ligj, është një cënim i rëndë të votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijvë të Shqipërisë. Në këtë mënyrë ajo do cënonte tërësisht integritetin e këtyre zgjedhjeve”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Topalli ka shprehur dhe mirënjohjen ndaj çdo shqiptari që voton, pasi sipas saj, në këtë mënyrë përmbyset regjimi.

“Shpreh mirënjohjen për shqiptarët që po votojnë në mënyrë masive dhe po sakrifikojnë duke shkuar tek zyrat edhe pse nuk e kanë detyrim. Me votën e tyre do përmbysim regjimin.

Dy momente janë kyçe që do të bëjnë ndryshimin e madh: Diaspora dhe gratë.

E shofim me pozitivitet votimin që po ndodh në botë pasi shqiptarët po votojnë në një akt të fortë drejtësie dhe historik për t ia rikthyer dëbimin që i kanë bërë shqiptarëve”, tha Jozefina Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026