Emrat/ Zbardhet pengmarrja në Tiranë, si u fut në kurth nga një grua 68-vjeçari
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku një 68-vjeçar u mor peng dhe u mbajt i izoluar në një banesë të braktisur, në këmbim të një shpërblimi prej 2 milionë lekësh të rinj për lirimin e tij.
Sipas burimeve nga Policia, pengmarrja e Edvar Agalliut, 68 vjeç, dyshohet se ishte e planifikuar me kujdes nga autorët. Ai u fut në kurth nga 32-vjeçarja Nikoleta Begolli, me të cilën kishte nisur një njohje. Begolli kishte, ndërkohë, një lidhje me Sulejman Sinën, një nga personat që më pas morën pjesë në rrëmbim.
Dyshohet se, pas disa komunikimeve, Begolli i ka kërkuar Agalliut të takoheshin në zonën e “Pazarit të Ri”. Në këtë vend, tre persona e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në një automjet.
Ngjarja ndodhi në rrugën “George W. Bush”, pranë qendrës së Tiranës. Pas rrëmbimit, autorët e çuan viktimën në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë, në kufi me Elbasanin, ku e mbajtën të izoluar.
Autorët kanë kontaktuar bashkëshorten e 68-vjeçarit dhe e kanë shantazhuar, duke i kërkuar 2 milionë lekë në këmbim të lirimit të bashkëshortit. Shuma iu dorëzua 57-vjeçarit Bajram Ibraliu në zonën e Saukut.
Nga hetimet e Policisë rezulton se organizatorët dhe autorët e dyshuar janë: vëllezërit Klinton dhe Sulejman Sina (21 dhe 31 vjeç), Idajet Mashollari (21 vjeç), Bajram Ibraliu (57 vjeç) dhe Nikoleta Begolli (32 vjeç), të gjithë banues në Tiranë.
Një nga personat e arrestuar, pikërisht Sulejman Sina rezulton i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Pamjet e kamerave të sigurisë dokumentuan momentin e rrëmbimit, duke ndihmuar policinë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve brenda disa orësh. Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve dhe në automjetin me të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, u sekuestruan 1 746 000 lekë, të dyshuara si të marra nëpërmjet kanosjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime
- 15:24 Vëllait të kryeministrit Sanchez i ndalohet mbajtja e një posti publik për 9 vjet pas dënimit për shpërdorim të detyrës
- 15:17 Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
- 15:12 Britania dhe Bashkimi Evropian nënshkruajnë zyrtarisht një traktat për Gjibraltarin