Von der Leyen takohet me robotë, përpara lajmit për strategjinë mbi inteligjencën artificiale
Biseda me robotët mund të jetë një argëtim i mirë për Ursula Von der Leyen, por vendosja e një rregullore për inteligjencën artificiale nuk është një çështje komike.
Të martën, Presidentja e Komisionit Europian vizitoi një qendër të inteligjencës artificiale në një universitet të Brukselit.
Vizita e saj vjen përpara prezantimt të shumëpritur të strategjisë së BE mbi inteligjencën artificiale, e cila pritet të mbahet të mërkurën.
“Mund ta shoh këtu sesi inteligjenca artificiale po i shërben njerëzve”, tha Von der Leyen. “Duket një aplikacion që i ndihmon njerëzit në jetën e tyre të përditshme dhe ishte mbresëlënëse ta shihje këtë. Në përgjithësi, teknologjia është neutrale dhe varet nga ne se çfarë bëjmë me të”.
Sigurisht që inteligjenca artificiale është një inovacion shumë i rëndësishëm për sektorë të ndryshëm nga shëndetësia tek transporti, por gjithashtu paraqet rreziqe për privatësinë e njerëzve.
BE dëshiron të jetë vendi i parë në botë që të vendosë rregulla në këtë sektor për të garantuar se çështje si etika, transparenca dhe siguria do të respektohen.
Këto rregulla të reja të BE-së do të kenë pasoja për kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Kështu që ndoshta nuk është dhe aq e befasishme vizita e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, në Bruksel javën e shkuar, për tu takuar me zyrtarë të BE-së.
Planet e BE-së, si krijimi i rregullores së privatësisë ndikon shumë më larg se kufijtë e Europës dhe çdo ligj i ri mbi inteligjencën artificiale mund të ketë një efekt të ngjashëm.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje