1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

30 Prill 2025 | 18:56

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i fermerëve ka mbetur stok në kavaletat e vendosura në ara.

Patatja e Stërblevës edhe pse njihet për vlerat e saj serish për shkak të mungesës së tregut ka ngel pa shitur. Të gjithë fermerët e zonës ankohen jo vetëm për mungesë tregu por edhe për çmimin dhe abuzimin që tregtarët bëjnë me këtë patate.

“Kemi prodhuar 400 kuintal, gati 100 e ca kuintal i kemi pa shit. Pse? S’ka treg. Sa shkon çmimi? Me 40 ka rënë qe ne vjeshtë me 50 tani e shohin që nuk shkon se ka hyrë nga jashtë dhe ka vajtur me 40”, thotë një zonjë.

Fermerët e kësaj zone kanë nevojë për një pikë grumbullimi, ndërsa shtojnë se tregtarët abuzojnë me etiketën “patate Stëbleve”.

“Hyn shumë nga jashtë dhe prishet, nuk e marrin me tregtarët, nuk ka kërkesa shumë. Ky është risku, s’ka fitim. Ka tregtarë që nuk vijnë fare këtu, janë nga Fieri nga Lushnja dhe i shesin si patate Stërbleve dhe prishin tregun”, shprehet një tjetër.

Sipas fermerëve, patatja e Stëblevës është cilësore për shkak të tokës ku mbillet dhe qëndrimit të gjatë në tokë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026