U përfshi në aksident i dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Lezhë

1 Maj 2025 | 09:19

Një punonjës i Policisë së Lezhës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në lagjen “Caraj” në Lezhë, është përfshirë në një aksident rrugor.

Punonjësi i policisë, i cili po drejtonte një automjet tip Nissan, është përplasur me një automjet tjetër tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi F. N.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit, punonjësi i policisë ka rezultuar pozitiv, me vlera përkatësisht 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.

Njoftimi i AMP

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l”, thuhet në njoftimin e AMP.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026