I kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për disa vepra penale të rënda.
Shtetasi me iniciale H. L., banues në Deçan, është ndaluar pas kontrolleve të përforcuara të bazuara në analizën e riskut dhe inteligjencën policore, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe Interpol Tiranën.
Gjatë kontrollit u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Interpol Vjena, me akuzat për “Vrasje të mbetur në tentativë”, “Plagosje të rëndë” dhe “Vjedhje”. Autoritetet austriake kishin shpallur 41-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në disa ngjarje kriminale.
41-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi dhe aktualisht po vijojnë procedurat ligjore për dorëzimin e tij drejt Austrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq