Gjykata lë në burg Erlis Mehmetajn, akuzohet se ndihmoi vrasësin e Renato Hoxhajt
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Erlis Mehmetajn, të arrestuarin dy ditë më parë, si të implikuar në vrasjen e Renato Hoxhajt më 27 prill.
Ai është arrestuar nën dyshimet se makina, të cilën përdori vrasësi, është në pronësi të tij.
Erlis Mehmetaj, përpara oficerëve të policisë, ka mohuar çdo lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë, më 27 prill megjithatë, përballë faktit që automjeti është në pronësi të tij, ai e ka pranuar këtë, duke deklaruar në polici se makina është e njëjtë me atë që zotëron.
Ndër të tjera, ai ka shtuar se automjetin ia kishte lënë për përdorim një miku të tij, pasi ky ia kishte kërkuar, dhe se nuk ka dijeni se për çfarë është përdorur më pas makina.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se automjeti mund të jetë çmontuar në ndonjë pikë skrapi ose në servis, ndaj po zhvillohen hetime edhe në këtë drejtim.
Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, i dyshuar për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes së Renato Hoxhës.”

LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë