Porosia erdhi nga jashtë vendit, kush është i arrestuari për vrasjen në Vlorë

30 Prill 2025 | 10:05

Një prej autorëve të dyshuar të përfshirë në vrasjen e 58-vjeçarit, Renato Hoxhaj, në Vlorë është arrestuar ditën e martë në qytetin e Tiranës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë zhvilluar dy aksione të rëndësishme për kapjen e auorëve të atentatit, një në Tiranë dhe tjetri në Ksamil. Në Tiranë është arrestuar një person i identifikuar si Erlis Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Ai nuk ka qenë ekzekutori, por dyshohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën për realizimin e vrasjes. Gjatë këtij operacioni janë shoqëruar disa persona të tjerë, një prej të cilëve është transferuar në Vlorë për t’u marrë në pyetje.

Policia ka rënë në gjurmët e autorit përmes mjetit të përdorur në krim. Makina, e cila kishte targa të ndryshuara, rezultoi të ishte në pronësi të personit të ndaluar. Ky detaj ka ndihmuar hetuesit në avancimin e hetimeve.

Ndërkohë, në Ksamil janë zhvilluar kontrolle nga forcat RENEA dhe FNSH, ku janë shoqëruar disa persona, por deri më tani nuk rezulton që ata të kenë lidhje me ngjarjen. Kontrollet janë kryer pasi dyshohet se ekzekutori është larguar jashtë vendit, në drejtim të Greqisë.

Dyshohet se vrasja është kryer me pagesë dhe se është porositur nga jashtë vendit.

Një nga pistat e hetimit lidhet me ekzekutimin nga një grup mafioz, pasi dyshohet se Hoxhaj ishte informator i grupit rival që e ekzekutoi.

Hetuesit kanë sekuestruar telefonin e Mehmetaj dhe pritet ekspertiza për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Renato Hoxhaj

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026