131 makina luksoze të sekuestruara: Nga Lamborghini te Rolls Royce, sa shkon vlera

1 Maj 2025 | 14:31

Nga viti 2018 deri ne vitin 2024, ne vendin tonë janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe. Vlera e tyre e llogaritur në treg arrin në 174 mln lekë.

Nga viti 2018 deri në 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka sekuestruar 131 makina dhe mjete lundrimi.

Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi një katalog ku jepen të dhëna të detajuara mbi llojin e pasurive të luajtshme dhe vlerën e tyre, e cila arrin në 174 mln lekë.

Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të bllokuara janë makina luksoze, si Lamborghini, Maseratii Rolls Royce, foristradë Audi, dhe Range Rover, por nuk mungojnë as market e tjera si, Mercedes Benz, BMW, Volkswagen e Toyota Yaris. Një numër më i vogël mjetesh janë të amortizuara dhe nuk janë në gjendje për ripërdorim.

Në harkun kohor kur janë bërë bllokimet, viti 2023 dhe 2024 rezultojnë me numrin më të madh të vendimeve.

Sipas katalogut, vetëm gjatë vitit 2024 jenë sekuestruar 63 asete dhe janë konfiskuar 12. Gjithsej, rreth 125 pasuri të luajtshme të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë.

Kjo agjenci ka publikuar së fundmi edhe 2 katalogë të tjerë me numrin dhe karakteristikat e pasurive të paluajtshme të sekuestruara dhe konfikskuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026