Ekstradohen drejt Turqisë dhe Greqisë 2 persona të kërkuar për vepra të rënda penale
Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e dy shtetasve drejt Turqisë dhe Greqisë, të kërkuar për vepra penale të rënda.
Burak Kara, 39 vjeç, me origjinë nga Turqia, u ekstradua drejt vendit të tij pasi ishte dënuar nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 me 8 vite e 4 muaj burgim, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë. Ngjarja ndodhi në vitin 2011, kur Kara, në gjendje të dehur, përdhunoi një shtetase turke në një banesë në Mersin. Nga dënimi i dhënë, atij i mbeten për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim.
Ndërkohë, shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, u ekstradua drejt Greqisë, ku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina. Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të paligjshme birësimesh, duke ndërmjetësuar lindjet e grave shtatzëna në nevojë ekonomike dhe më pas dhënien e foshnjave për birësim kundrejt pagesave që varionin nga 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës.
Operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën, si rezultat i koordinimit ndërinstitucional.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës