Tubime në gjithë Francën për 1 Majin, incidente me policinë në Paris, Nantë, Lion
Tubime u mbajtën sot në të gjithë Francën me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, dhe Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve (CGT) njoftoi se në to morën pjesë rreth 300,000 persona, ndërsa incidente u regjistruan në disa qytete, përfshirë Parisin.
Tubimet u mbajtën me kërkesa për paga më të mira, heqjen e reformave të pensioneve dhe u dëgjuan gjithashtu slogane kundër “Trumpifikimit të botës”, raportoi televizioni francez BFM.
Siç u tha nga CGT, u mbajtën mbi 260 takime në të gjithë vendin.
29 persona u arrestuan në Paris, dhe policia njoftoi se ky nuk është numri përfundimtar, pasi ndërhyrja e policisë kundër disa protestuesve të tjerë është duke vazhduar.
Gjatë festimeve të 1 Majit në Paris, u sulmua edhe stenda e Partisë Socialiste dhe të paktën dy persona u plagosën, njoftoi zëdhënësja e asaj partie.
Ministri francez i Brendshëm, Bruno Retaillo, dënoi sulmin ndaj përfaqësuesve të socialistëve dhe u ofroi atyre mbështetje.
Incidente pati edhe në Nantes, si dhe në Lyon, ku u arrestuan tetë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut