EMRI| Lëvizte i armatosur me pistoletë në “Astir”, pranga 37-vjeçarit nga Lezha
2 Maj 2025 |
09:24
Policia në Tiranë ka arrestuar një shtetas i cili lëvizte i armatosur me pistoletë në një nga lagjet e kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit Trigger“ në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin David Simoni duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.
Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi D. S., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar