Reporterët pa Kufij: Maqedonia e Veriut shënoi regres për 6 vende
Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 42-të nga gjithsej 180 shtete të botës në Indeksin për lirinë e mediave të Reporterëve pa Kufij.
Megjithatë, kjo për Maqedoninë paraqet regres prej 6 vendesh krahasuar me vitin e kaluar kur shteti mbante pozitën e 36-të.
Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e “kënaqshme”. Në këtë grup, janë vetëm dy vende të rajonit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.
Në vlerësimin për Maqedoninë e Veriut thuhet se gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa zyrtarët qeveritar kanë qëndrim negativ ndaj tyre, shkruan Alsat.M.
“Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një mjedis armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë në media, gjë që i ekspozon mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Për më tepër, zyrtarët qeveritarë kanë tendencë të kenë qëndrime të këqija dhe poshtëruese ndaj gazetarëve”, thuhet në raportin e Reporterët pa Kufij.
Kategorizimin e vendeve ndaj lirisë së mediave, Reporterët pa Kufij e bëjnë në bazë të pesë indikatorëve, respektivisht atë politik, ekonomik, legjislativ, social dhe të sigurisë.
Nga vendet e rajonit më keq është e renditur Kosova, respektivisht në vendin e 99-të, e ndjekur nga Serbia në vendin e 96, pastaj Bosnja dhe Hercegovina 86, Shqipëria 80, ndërsa Bullgaria mban vendin e 70-të, transmeton KosovaPress.
Vendin e parë në listë, tanimë për nëntë vite me radhë e mban Norvegjia, e cila vlerësohet si vendi më i lirë në botë për gazetarët. Vendin e dytë e ka Estonia, e ndjekur nga Holanda, ndërsa më pas vijnë Suedia, Finlanda, Danimarka dhe Irlanda. Si vende më të mbyllura dhe të rrezikshme për gazetarët janë Afganistani, Irani, Siria, Kina, Korea e Veriut dhe Eritrea.
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 12:20 Italia do t’i bashkohet iniciativës ‘Pax Silica AI’ të udhëhequr nga SHBA-të pavarësisht tensioneve mes Trump dhe Melonit
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”