Xhaçka takim me ministren austriake: Kemi plotësuar kushtet, anëtarësimi në BE duhet të përshpejtohet

6 Maj 2021 | 10:09

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë një konference me ministren federale për Bashkimit Europian dhe Kushtetutën të Republikës së Austrisë, Karoline Edstadler, deklaroi se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se procesi i anëtarësimit në BE duhet të përshpejtohet

“Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillon në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe për krijonin e një certifikate vaksinimi. Prandaj solla në vemendje nevojën që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Evropës dhe e integruar në tregun e brendshëm të BE-së dhe pjesë e përgatitjes së anëtarësimit, u shpreh ajo.

Ministrja Xhaçka përmendi edhe Konferencën e Parë Ndërqeveritare, ku nënvizoi se tashmë është radha e BE-së për të vlerësuar arritjet tona.

“Ndamë të njëjtim vlerësim me kolegen se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet. Kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Tashmë është radha dhe  e BE-së për të vlerësuar arritjet tona duke filluar me bisedimet e anëtarësimit”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë ministrja austriake, Karoline Edstadler përgëzoi procesin zgjedhor të zhvilluar më 25 prill.

Gjithashtu ajo theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lexoni gjithashtu:

Negociatat, Zef Mazi: Topi mbetet në portën tonë, duhet të ndjekim rekomandimet

Konferenca e parë ndërqeveritare, kryenegociatori Mazi takim me sekretarin sllovak për Punët e Jashtme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026