Po e vendoste në një bankomat në Selanik, 38-vjeçarja vdes nga shpërthimi i bombës
Një grua 38-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Selanikut, pasi një pajisje shpërthyese që ajo mbante me vete shpërtheu në duart e saj.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banke, ku dyshohet se gruaja po përpiqej të vendoste bombën në një bankomat.
Sipas policisë greke, shpërthimi shkaktoi dëme materiale në vitrinat e disa dyqaneve dhe automjete të parkuara në afërsi.
“Me sa duket, ajo planifikonte ta vendoste pajisjen në bankomat, por diçka shkoi keq dhe ajo shpërtheu në duart e saj”, tha për Reuters një zyrtar i lartë i policisë.
Autoritetet kanë nisur një hetim penal, ndërsa viktima ishte e njohur për policinë për përfshirje në raste të mëparshme grabitjesh.
Sipas agjencisë Associated Press, po hetohen edhe pista të mundshme që e lidhin ngjarjen me grupe ekstremiste të majta.
Ky shpërthim ndodh pak javë pas një incidenti të ngjashëm në Athinë, ku një pajisje shpërthyese shpërtheu pranë zyrave të kompanisë Hellenic Train.
Atëherë, policia kishte marrë telefonata paralajmëruese dhe ndërtesa ishte evakuuar përpara se të ndodhte shpërthimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje