Elbasan, Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian

4 Maj 2025 | 15:17

Për herë të parë Shqipëria bëhet pjesë e një shtegu malor europian . Rruga ndërkombëtare E6, një nga shtigjet më të njohura për ecje malore në Europë, do të kalojë për herë të parë edhe në territorin shqiptar, duke hyrë nga Shkodra. Lajmi u konfirmua gjatë një takimi në Elbasan, ku morën pjesë Presidenti i Federatës Europiane të Hiking dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit.

“Tashmë kemi shansin dhe mundësinë që një rrugë europiane të kalojë në Shqipëri. Disa vite më parë në një takim kemi vendosur që dy rrugë europiane të kalojnë në vendet e Ballkanit. Kemi vendosur tashmë që në Shqipëri të kalojnë rrugët E 6 dhe E 12. E 12 do të kalojë përgjatë detit Mesdhe, por sot nuk do të flasim për të sepse këtë vit kemi vendosur të promovojmë rrugën E 6. Kjo rrugë do të hyjë në Shqipëri nga Shkodra përmes Malit të Zi. Sot kemi ardhur këtu për të bërë të diskutuar për zhvillimin e E6. Është shumë e rëndësishme sot të anonçojmë se kilometrat e para të E6 në Shqipëri do të realizohen që këtë vit”, thotë Boris Micic, presidenti i Federatës Europiane të Hiking.

Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në promovimin e turizmit malor dhe bukurive natyrore të Shqipërisë, duke sjellë përfitime ekonomike dhe një rritje të numrit të turistëve vendas e të huaj.

“Ne si Federatë Shqiptare të Hiking dhe alpinizmit lidhem marrëveshje për ta zhvilluar ne një nga nyjat kryesore të ecjes, asaj të E6 e cila sjell turistë që ecin dhe vizitojnë vdo qytet apo fshat. Janë 3 hyrjet e daljet nga e cila do te zhvillohet ky shteg, është Qafë-Thana, Ohri dhe Shkodra dhe gjithashtu Qafë- Bota. Këto janë tre pikat në të cilën do të kalojë shtegu kryesor europian i E6″, shprehet Artur Guni Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së Shqipërisë në hartën europiane të turizmit malor dhe aventurës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026