Berisha shfaqet me qeleshe në takimin e Mirditës: Kjo është java e njishave

4 Maj 2025 | 19:56

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka mbajtur këtë të diel takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Ndryshe nga herët e tjera ku e kemi parë me kapele, në takimin në Mirëdita, kreu i PD-së është shfaqur me qeleshen tradicionale, në të cilën ishte edhe numri 1 Mirditë.

Në nisje të fjalës së tij, kreu i PD tha se “kjo është java e 1-shave, duke ju referuar numrit që ASHM mban në fletën e votimit.

“Kjo ishte dhe është java e njëshave. Njëshat kanë marrë në dorë sot fatin e Shqipërisë, kanë marrë në dorë fitoren e shumë pritur të datës 11 maj. Kudo që shkoj ndiej dritën, shkëlqimin e saj që buron nga zemra, shpirti dhe sytë e qytetarëve të ringritur me shpresë dhe besim për tu ndarë nga një e keqe që ata kurrë nuk e meritonin.

Për tu ndarë nga një e keqe e madhe që po shkreton Mirditën madhështore dhe Shqipërinë madhështore. Për tu ndarë nga një e keqe që po mbjell vetmi dhe pasiguri. Kur të ikin fëmijët dhe mbetesh vetëm, vetmia nuk është vetëm kaq dënohesh edhe me sigurinë e ditëve që do të vijnë. Këto janë epidemia e 11 viteve”,-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026