“Rikthehen vranësirat”, Osmani bën parashikimin: Ja çfarë na pret gjatë muajit maj

5 Maj 2025 | 10:14

Java ka nisur me mot të paqëndrueshëm në disa zona të vendit, me prezencë vranësirash dhe reshjesh shiu, veçanërisht në jug të Shqipërisë. Sipas Hakil Osmanit nga MeteoAlb, i cili foli për Euronews Albania, kjo situatë pritet të vijojë deri në mesjavë, me përmirësim të ndjeshëm në fundjavë.

“Kjo javë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe do të kemi prezente reshjet e shiut. Sot reshjet mbeten të lokalizuara në pjesën jugore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta. Dita e martë do vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndueshëm, me reshje shiu. Edhe mëngjesi i ditës së mërkurë do jetë me vranësira por do të shënojë një përmirësim.

Nga kjo javë e deri ditën e premte, parashikohet që temperaturat e ajrit të luhaten nga 24-27 gradë Celsius. Në fundjavë, ditën e shtunë do të ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të jenë 22 gradë Celsius në vijën bregdetare ndërsa në zonat malore, jo më shumë se vlera 15 gradë celsius. Kjo rënie e menjhëhershme krijon mundësi edhe për shfaqje të rebeshit dhe shiut. Ditën e diell do të kemi intervale të gjata me diell, si dhe rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të shënojnë 25 gradë Celsius”, tha Hakil Osmani.

Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim edhe sa i përket rajonit.

“Sa i përket rajonit, moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë edhe në Kosovë dhe Mal të Zi, me reshje më të shpeshta dhe në formë rebeshi. Temperaturat maksimale në Kosovë gjatë javës pritet të arrijnë deri në 25 gradë Celsius”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026