Emrat/ Aksident në Shkodër, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe përplas këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Shkodër–Velipojë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites, kur një automjet i drejtuar nga një grua, e identifikuar si Zana Kola, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor.
Viktima është 76-vjeçari Gjovalin Nikolli, i cili, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndaj drejtueses së mjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor ‘Shkodër–Velipojë’, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendngjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania