U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në “Arrest me burg” Florenc Çapjan
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjen, i ekstraduar nga Dubai tre ditë më parë. Çapja përballet me akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini, një krim që mbeti në tentativë.
Në sallën e gjyqit, Çapja e ka mohuar plotësisht akuzën, teksa u shpreh se akuzat janë të pabazuara dhe se nuk ka përdorur komunikimin e koduar Sky ECC. Përmes avokatit të tij, ai tha se çështja mbështetet vetëm në deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të dhëna gjatë hetimeve. Sipas mbrojtjes, Dumani ka mohuar në gjykatë të ketë dhënë dëshmi për sigurim kushtesh nga ana e Çapjes.
I dënuar më parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit, Florenc Çapja ka mohuar dhe këtë çështje, duke akuzuar organet e drejtësisë për mungesë hetimesh të reja. “Dosja është vetëm me deklarimet e Ervis Bardhit. Pse nuk janë bërë hetime të tjera?” tha ai para trupit gjykues.
Ai kundërshtoi gjithashtu versionin e ekstradimit, duke pretenduar se nuk ishte detyruar të rikthehej në Shqipëri. “Kam qëndruar tri orë në zonën neutrale në Stamboll. Po të doja, nuk vija fare,” u shpreh Çapja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut