Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet, vazhdon bllokada për kryeparlamentarin
As në tentativën e njëmbëdhjetë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive parlamentare lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përsëriti thirrjen ndaj përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismës Socialdemokrate dhe Listës Serbe që të propozojnë anëtarë për formimin e komisionit përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor të kryeparlamentarit. Sidoqoftë, këto grupe parlamentare refuzuan të japin propozime, duke kundërshtuar modelin e votimit të fshehtë të sugjeruar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë. Prej tyre, 56 votuan pro formimit të komisionit, një ishte kundër dhe një abstenoi, shifra që nuk mjaftuan për të çuar procesin përpara.
Bllokada e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit ka thelluar ngërçin institucional, duke lënë organin ligjvënës pa udhëheqje dhe duke penguar krijimin e strukturave të tjera kushtetuese.
Mungesa e marrëveshjes politike është bërë pengesë kyçe në përfundimin e këtij procesi, ndërsa zërat për nevojën e një kompromisi afatshkurtër janë shtuar si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit.
Seanca e radhës është caktuar për ditën e mërkurë, në orën 10:00, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një ndryshim të qëndrimeve politike që mund të zhbllokojë situatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre