Kurti e ftoi të bashkëqeverisnin, reagon Lumir Abdixhiku: Do kthej përgjigje zyrtare
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për herë të parë pas letrës që kryeministri Albin Kurti i dërgoi këtë të hënë, ku i propozoi një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Abdixhiku, konfirmoi se ka pranuar letrën dhe se do ta shqyrtojë me kujdes përpara se të japë një përgjigje.
“Kam marrë një letër. Do të kthej përgjigje. Më lejoni të shkoj në zyrë ta shoh dhe pastaj do të jap një përgjigje me kohë”, u shpreh Abdixhiku para mediave.
Kreu i LDK-së bëri gjithashtu thirrje për maturi dhe qasje të përgjegjshme nga anëtarësia e partisë së tij në trajtimin e kësaj situate politike.
“I lus njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë dhe të japim një përgjigje zyrtare, ashtu siç i takon një partie”, tha Abdixhiku.
Në letrën e tij, Albin Kurti është shprehur “i interesuar dhe i vullnetshëm për një marrëveshje politike me LDK-në”, duke theksuar se koalicionet ndodhin mes partive me dallime, kur vendoset për prioritetet e shtetit dhe qytetarëve.
Sipas tij, si votuesit e LDK-së ashtu edhe ata të LVV-së e shohin si opsion më të preferuar bashkëpunimin mes dy partive.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi