Goditi me kmesë në kokë vëllain, arrestohet 73-vjeçari në Malësinë e Madhe

5 Maj 2025 | 14:30

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malësinë e Madhe, ku një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës (kmesë), pas një konflikti me vëllain e tij për motive të dobëta.

62-vjeçari H. K. është paraqitur në spitalin e Shkodrës me plagë në kokë, ndërsa menjëherë është njoftuar policia ndërsa nga veprimet hetimore dyshohet se ai është goditur me mjet prerës nga vëllai i tij, 73-vjeçari C. K.

Policia bën me dije se ka arrestuar 73-vjeçarin C. K., banues në fshatin Gruemirë-Çezme, dhe ka sekuestruar mjetin prerës (kmesë) që dyshohet se është përdorur në konflikt.

Shtetasi H. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë.

Foto ilustruese ( Mjet prerës kmesë)

Njoftimi i policisë

Goditi me mjet prerës, vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026