Rama në Shkodër: Në 10 vjet investuam 1.31 mld euro në këtë qark, kam thyer mitin
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi të dielën një takim përmbyllës të fushatës në Shkodër, ku bëri një pasqyrë të investimeve të qeverisë së majtë në dekadën e fundit në këtë qark.
Rama tha se Bashkia Shkodër kur drejtohej nga demokratët nuk pranonte asnjë bashkëpunim me qeverinë por theksoi se në një dekadë investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës është 1.31 miliardë euro.
“Ndryshe nga të gjitha qarqet e tjera, në këtë qark ka një gropë në 10 vjet. Gropa është e bashkisë së Shkodrës. Deri përpara se këtu Beneti të merrte detyrën, këtu s’bëhej fjalë për projekte. Në një dekadë, Shkodra ka marrë më pak investime në këtë qark. Jo se nuk kemi dashur, por nuk kishim bashkëpunim… Gjithsesi ka një gjë që më bën shumë krenar, por që është një nga shumë mitet e ngritura artificialisht, pa asnjë bazë. E keni dëgjuar: ‘Edi Rama nuk do veriun, nuk do veriorët’. Në atë pemën e komplikuar të familjes time, e kam në rrënjë. Me historinë e Shkodrës kam qenë shumë i lidhur. Gjyshja ime katolike më ka ndikuar shumë. Atë Zef Pellumbin kam pasur privilegjin ta kem mik…Këtu, 315 kilometra rrugë të brendshme në qarkun Shkodër në dekadë. Sot, 95% e territorit ka akse ose me rrugë të bardha, ose me rrugë me asfalt. Më shumë se çerek miliard euro investime për qarkun e Shkodrës: 414 projekte. Investimi i përgjithshëm i qeverisë për qarkun e Shkodrës, 1.31 miliardë euro”, – tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama në Peshkopi: Përfunduam Rrugën e Arbrit, Dibra një lagje e Tiranës tani
- Rama në Kuçovë: Drejtësi të pavarur vetëm me PS, na jepni votat të vijojmë reformat
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës
- 11:16 Dalin pamjet, momenti kur Shehaj nxirret nga ambientet e Kuvendit nga Garda (VIDEO)