Rama në Peshkopi: Përfunduam ‘Rrugën e Arbrit’, Dibra një lagje e Tiranës tani

2 Maj 2025 | 19:40

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar takimin e radhës elektoral me qytetarët në Peshkopi. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek Ruga e Arbrit, për të cilin u shpreh i lumtur që tashmë ka përfunduar duke e bërë Dibrën tashmë një lagje të Tiranës.

Më tej, ai theksoi se edhe segmenti Maqellarë- Peshkopi, është tashmë i përfunduar dhe se rruga e re lidh Dibrën me Tiranën më shpejt se kurrë më parë.

“Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj Rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës”, u shpreh Rama, duke theksuar se është krijuar një distancë e shkurtër.

“Më vjen mirë që dhe segmenti Maqellarë është i përfunduar. Përfundimisht nuk vij më në Dibër duke thënë se do bëj rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit. E keni nga hoteli i Astritit deri në Tironë, plumb pushke. Jeni lagje e Tiranës”, shton ai.

Nga ana tjetër, duke kaluar tek zgjedhjet e 11 majit, Rama vë në dukje se me votën për PS-në, qytetarët shqiptarë do e kenë të mundur futjen në BE, duke sjellë një horizont dhe mundësi të reja, veçanërisht për të rinjtë.

“Në 11 maj  duhet ndarë Shqipëria me BE-në në Europë brenda kësaj dekade, shqiptarët të barabartë të BE-së apo Shqipëria mbrapsht prap në gropë dhe shqiptarët prap jashtë Europës, qytetarë të huaj në kontinentin ku janë një nga popujt më të vjetër që Zoti e ka dashur të jetojmë mes Europës.

Shqipëria në BE është një Shqipëri tjetër, e re, një horizont i ri, një shpresë për të gjithë sidomos për gjeneratën e re. Shqipëria në BE nuk është më vetëm. Nëse sot kemi bërë shumë punë më mbështetjen e BE-së në disa sektorë, e gjithë ndihma e tyre ndër vite ka qenë mbi një miliardë euro”, nënvizon kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026

Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca

Krahas përplasjeve fizike dhe tensioneve, situata para Parlamentit ka regjistruar edhe momente paniku për një protestues. Një prej protestuesve nuk është ndier mirë dhe i...
11:50 | 23/07/2026

Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare

Seanca e ardhshme plenare e Kuvendit do të zhvillohet më 30 korrik. Vendimi është marrë dhe miratuar gjatë seancës së sotme plenare nga votat e...
11:46 | 23/07/2026