VIDEO\ Mbërrin në Rinas i shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja

2 Maj 2025 | 17:19

I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai, ndërsa burime bëjnë më dije se ky i fundit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Dy vjet më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me burg përjetë Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.

Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në vitin 2012 në banesën e tyre teksa Gentian Beqiri ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar dhe më pas autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026