“Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua”, eksperti tregon arsyet

2 Maj 2025 | 18:52

Eksperti i sigurisë Faik Basha ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur për mbërritjen në Shqipëri të Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Ai tha se ky person është dëbuar nga Dubai dhe nuk është ekstraduar, pasi ende nuk ka një marrëveshje për ekstradimin mes vendit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Dëbimi sipas tij mund të ketë ardhur pasi persona si Çapja kalojnë në Dubai në filtrin e gjykatave të vendit.

“Shteti shqiptar ka disa kërkesa bashkëpunimi për elementë të krimit të organizuar të cilët ndodhen në Dubai dhe nuk janë miratuar. Kemi dy që janë dëbuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi nuk ka ekstradim. Për ekstradimin duhet të ketë një marrëveshje ku personi ka kryer një krim në vendin e origjinës dhe të gjitha provat dhe fakte dërgohen atje dhe më pas kryehet ekstradimi. Ne nuk e kemi këtë. Por ka një bashkëpunim mes dy qeverive. Bashkëpunimi që të bëhet dëbimi i një personi, Dubai ka disa kritere, duhet të kesh një veprimtari ekonomike, duhet të kesh garanci, duhet të jesh i rregullt me shtetin atje.

Janë disa ligje të emigracionit që shtetas nga e gjithë bota mund të përfitojnë nga ligjet dhe nga hapja e shtetit të Dubait për tu afruar dhe për të përfituar nga njerëzit që disponojnë një ekonomi të fortë. Në rast se këta shtetas kanë ekonomi, por kanë edhe një CV kriminale me vete, këta persona kalojnë nëpërmjet një filtri të gjykatave të atij vendi. Problemi lind a janë të afta shtetet për të çuar dokumente dhe prova të sakta që ky person është i rrezikshëm”,-tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026