Problematikat me votën e diasporës në Greqi, PD-KQZ: Na vërtetoni dorëzimin e zarfit

5 Maj 2025 | 15:29

Teksa jemi futur në javën e fundit para zgjedhjeve të 11 majit, votat e diasporës të mbërritura në KQZ mbeten ende në nivele të ulëta krahasuar me regjistrimet.

Janë afro 100 mijë shqiptarë që u regjistruan në PER-in e KQZ, por që ende nuk e kanë sjellë votën e tyre në Shqipëri. Deri në mesditën e kësaj të hënë janë 144,783 zarfe të mbërritura në Shqipëri, nga 245,935 që KQZ ka dërguar.

Numri më i madh i të regjistruarve në diasporë që nuk kanë votuar ende vijon të jetë në Greqi, aty ku pjesëmarrja është 9.6%, ndërsa përqindja e të regjistruarve ishte 27.8%.

Lidhur me këtë problematikë të zgjedhësve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, Partia Demokratike në emër të Aleanca për Shqipërinë Madhështore i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon “vënien urgjentisht në dispozicion të të gjitha komunikimeve, provave dhe dokumentacionit me të cilin operatori postar vërteton dorëzimin e zarfit dhe materialit zgjedhor tek çdo zgjedhës”.

“Nisur nga problematikat e shumta të raportuara sa i takon shpërndarjes së zarfeve me vota dhe materiale zgjedhore tek zgjedhësit shqiptarë me banim në Greqi, PD-ASHM kërkon urgjentisht vënien në dispozicion e të gjitha komunikimeve, provave dhe dokumentacionit me të cilin Operatori Postar vërteton dorëzimin e zarfit me votë dhe materiale zgjedhore, tek secili zgjedhës në mënyrë individuale në Greqi, i regjistruar si i tillë nga sistemi PER. Ky informacion dhe dokumentacion, kërkojmë të na vihet në dispozicion urgjentisht, në çdo rast përpara datës 11-Maj 2025”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e depozituar nga ASHM në KQZ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026