Administrata Trump ngrin miliarda dollarë ndihmë për Harvardin

6 Maj 2025 | 08:30

Departamenti i Arsimit i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar Universitetin e Harvardit se po ngrin miliarda dollarë në grante kërkimore dhe ndihma të tjera derisa universiteti të bjerë dakord me një sërë kërkesash nga administrata e Presidentit Donald Trump, tha një zyrtar i lartë i departamentit.

Harvardi është bërë shënjestër e administratës për shkak të akuzave për antisemitizëm në kampus gjatë protestave nga organizatat pro-palestineze, thekson Reuters.

Në javët e fundit, administrata Trump ka shtuar veprimet e saj kundër Harvardit.

Ajo nisi një shqyrtim zyrtar të gati 9 miliardë dollarëve në fonde federale për Harvardin, duke kërkuar që universiteti të ndalojë praktikat e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes, dhe të marrë masa të ashpra ndaj disa grupeve pro-palestineze që morën pjesë në protesta, si dhe ndaj përdorimit të maskave gjatë këtyre protestave.

Harvard hodhi poshtë një numër kërkesash nga administrata Trump muajin e kaluar, duke i quajtur ato një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe lirisë akademike.

Universiteti e paditi administratën Trump pasi kjo e fundit pezulloi rreth 2.3 miliardë dollarë fonde federale për institucionin arsimor, duke premtuar se do të adresonte diskriminimin në kampus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026