Si Euro po zhvlerësohet në treg gjatë javës së fundit të fushatës zgjedhore

6 Maj 2025 | 15:09

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane po këmbëhet 98 lekë dhe në raport me javën e kaluar ka humbur 0.5 pikë.

Ekspertët thonë se ka dy arsye, për të cilën është e vështirë të gjesh se kush ndikon më shumë ndër to.

Së pari është fluksi i pushueseve, i cili në fundjavë ishte i lartë, pas rritjes së shpejtë të temperaturave, dhe së dyti janë zgjedhjet, për të cilat historikisht në javën e fundit të fushatës, është parë zhvlerësim i shpejtë i monedhës europiane.

Në të dy rastet, edhe shpenzimi turistik dhe përdorimi i parave në fushatë e reflekton luhatjen në kurs.

Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve ndërsa paundi britanik vlen 115 lekë.

Duke parë prirjen e kursit, një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm do të jetë e vështirë të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026