Babai vrau vajzën 15 vjeçe në Prizren, gazetari jep detaje: Fqinji dëgjoi zhurma…

6 Maj 2025 | 19:16

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin mëngjesin e sotëm, ku një shtetas turk ka sulmuar me thikë dy vajzat dhe bashkëshorten e tij, për pasojë njëra vajza 15 vjeçare e autorit, ka humbur jetën. Autori, 43-vjeçari Mehmet Gorenc është arrestuar.

Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje ishte në një lidhje direkte për “People” në Euronews Albania, gazetari Nuhi Salihu.

Ai tha se ngjarjen e rëndë e ka lajmëruar fqinji i familjes, i cili rreth orës 5:30 minuta të mëngjesit, kishte dëgjuar zhumra dhe kishte thirrur shërbimin e urgjencës.

“Sapo ka arritur ekipi në banesën e kësaj familje, ata kanë parë një pamje të keqe të bashkëshortes së autorit të dyshuar, ndërsa autori mbante në dorë një mjet prerës. Të frikësuar ata kanë njoftuar menjëherë policinë. Më pas janë dërguar në spital, autori i dyshuar i krimit, bashkëshortja e tij, vajza 10-vjeçare e cila kishte dëmtime në qafë, ndërsa vajza 15 vjeçare kishte ndërruar jetë në vendngjarje”,-tha gazetari.

Ai shtoi se kjo familje prej 6 muajsh ishte zhvendosur në këtë lagje dhe nuk njihej nga banorët e zonës, ndaj ende nuk ka informacione se çfarë mund ta ketë shkaktuar ngjarjen tragjike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026