FSK i bashkohet kërkimeve për 29-vjeçarin që u zu poshtë nga masivi i mineralit

7 Maj 2025 | 13:13

Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk më 3 maj, bashkë me mjetin ekskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje.

Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet.

Deri tani nuk është gjetur asnjë shenjë e 29-vjeçarit, por vetëm mbetje të mjetit ekskavator me të cilin ai po punonte në momentin që u rrëmbye nga rrjedha e ujit dhe inerteve si pasojë e çarjes së një prej rezervuarve të filtrimit të ujit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026