Përshkallëzimi i përplasjes së armatosur Indi-Pakistan, reagon Rusia

7 Maj 2025 | 13:26

Moska ka reaguar zyrtarisht pas përshkallëzimit të rrezikshëm të tensioneve ushtarake mes Indisë dhe Pakistanit, duke u shprehur “thellësisht e shqetësuar” për përballjen e fundit dhe duke kërkuar përmbajtje nga të dyja palët.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, theksohet se Rusia dënon fuqishëm çdo akt terrorizmi, dhe i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkojë përpjekjet për ta luftuar këtë fenomen.

“Shpresohet që mosmarrëveshjet ekzistuese midis Delhit dhe Islamabadit të zgjidhen me mjete paqësore”, thuhet në deklaratën e Moskës, që përmend gjithashtu mbështetjen për zgjidhje dypalëshe, pa ndërhyrje të jashtme.

Tensionet janë përshkallëzuar pas sulmit të 22 prillit në Pahalgam, Kashmirin e administruar nga India, ku u vranë 26 turistë, çka nxiti të martën një ofensivë indiane të quajtur “Operacioni Sindoor”, ndaj objekteve të dyshuara si baza terroriste në territorin pakistanez.

India ka theksuar se ka shmangur objektivat ushtarake, por Pakistani e ka cilësuar këtë si një “agresion të paprovokuar”, me kryeministrin Shehbaz Sharif që paralajmëroi se veprimet e Indisë “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Në kundërpërgjigje, sipas Islamabadit, janë rrëzuar pesë avionë indianë dhe një dron, ndërsa sulmet kanë shkaktuar 26 viktima dhe 46 të plagosur në Pakistan.

India nga ana e saj ka raportuar 10 civilë të vrarë si pasojë e granatimeve nga ana pakistaneze përgjatë vijës së kontrollit (LoC).

Përshkallëzimi po ndodh në një klimë të brishtë rajonale, ku të dy shtetet zotërojnë armë bërthamore dhe një histori të gjatë konfliktesh mbi Kashmirin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ku një person hyri me një furgon në...
13:27 | 26/07/2026

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë...
13:10 | 26/07/2026