Shtyhet gjyqi për dosjen e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj refuzon avokatin kryesisht
Gjyqi për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë sërish për shkak të mungesës së avokatëve të disa të pandehurve, përfshirë avokatin e Ilir Beqajt, Ermal Yzeirajn, i cili kishte paraqitur një raport mjekësor.
Beqaj ishte vetë i pranishëm në seancë, ndërsa gjykata i kishte caktuar më herët një avokat kryesisht, të cilin ish-ministri i Shëndetësisë e refuzoi.
Beqaj kërkoi të përfaqsohej nga avokati Florian Bonjaku, duke qenë se Yzeiraj paraqiti raportin mjekësor.
Gjatë diskutimeve në seancë, ish-ministri iu drejtua avokatit të caktuar kryesisht: “Ti që paske lexuar 50 mijë faqe të dosjes time, hajde më tako te burgu, hajde një ditë në Durrës.”
Gjykata e shtyu seancën për dy javë, për t’i dhënë kohë Florian Bonjakut të njihet me aktet, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit gjatë kësaj kohe për të gjithë të pandehurit.
Të pranishëm në seancë ishin pothuajse të gjithë të pandehurit, mes të cilëve edhe Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrapaj.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje