Qori flet për mandatet e Tiranës: Po s’hyra në Parlament do dorëhiqem

7 Maj 2025 | 21:45

Kryetari i Lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori, gjatë intervistës në Euronews Albania, ka refuzuar të përgjigjet lidhur me sa mandate synon të fitojë në Tiranë, duke theksuar respektin për votën e qytetarëve dhe se çdo votues mund të ndryshojë mendim deri në momentin e fundit.

“Nuk të jap përgjigje për këtë as privatësisht, sepse kam respekt për votën e qytetarëve. Nëse unë them një numër kjo do të thotë se ne  tashmë votuesin e kemi në xhep. Mendoj se çdo votues mund të ndërroj mendim edhe në momentin e fundit. Edhe tek ata që kemi fituar besimin duhet ta rifitojmë besimin, edhe tek ata që se kemi fituar, ta fitojmë për herë të parë”, tha Qori.

Gjithashtu, ai ka theksuar se në rast se Lëvizja ‘Bashkë’ nuk arrin të hyjë në Parlament, ai do të dorëhiqet nga posti i kryetarit. Qori ka deklaruar se një dështim i këtij lloji është përgjegjësi e tij, por ka siguruar se, pavarësisht nga rezultati, do të mbetet gjithmonë një aktivist i Lëvizjes.

“Nëse nuk hyj farë në Parlament, unë do jap dorëheqjen si kryetar i Lëvizjes “Bashkë”. E kam thënë disa herë publikisht, nëse ne nuk hyjmë në Parlament ky është një dështim, dhe dështimi në radhë të parë është i kryetarit. Ama do jem gjithmonë aktivist i Lëvizjes “Bashkë”, tha Qori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026